Rama njofton amnisti për pasuritë jashtë sistemit: Paratë të gjitha nëpër bankat këtu, edhe emigrantët
Kryeministri Rama njoftoi gjatë fjalës së tij në Kongresin e Partisë Socialiste se qeveria do të aplikojë një amnisti për të kanalizuar në sistem sipas tij të gjitha paratë e emigrantëve që mbahen jashtë për shkak se nuk i kanë patur të deklaruara.

Me këtë sipas kryeministrit do të bëhet ligjërimi i të gjithë atyre që pasurinë e kanë vënë në mënyrë të ndershme duke penalizuar trafikantët, hajdutët, prokurorët dhe gjykatësit që i kanë bërë paratë në mënyrë të jashtëligjshme.

“Do deklarojmë një amnisti të kufizuar që të futen paratë në banka dhe t’i deklarojnë. Jo një apo dy organizata të ngrihen, por s’mund të lemë më emigrantët shqiptarë që të mbajnë para andej me një mijë vështirësi. Nuk mund të tmerrohen ata për të blerë një shtëpi këtu se i kërkojnë dhjetra dokumente.
Të gjithë ata që nuk i kanë paratë me drogë, terrorizëm, pristitucion, etj., janë të mirëpritur të deklarojnë pasurinë e tyre brenda një periudhe që do ta caktojmë. Nga kjo janë të përjashtuar ata që janë subjekte të ligjit për deklarimin e pasurisë, prokurorë, politikanë, gjykatës, trafikantë, etj”, tha Rama.

Kryeministri tha gjithasht se nga janari 2021 paga minimale do të jetë 30 000 lekë të vjetra dhe secili do të marrë një pagë të denjë.
Shtuar më 29/02/2020, ora 14:22

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori