Rama niset për Londër, ka një mesazh për qytetarët
Kryeministri Rama sot do të niset në Londërsamitin e NATO-s.

Me anë të një video-mesazhi ka njoftuar se nuk do të jetë i pranishëm në dy ditët pasuese.

Rama tha se në kthim do të jetë i ftuar në emisionin “Porta a Porta” në Itali, për të folur në lidhje me situatën dhe krizën humanitare, që shkaktoi tërmeti.

Rama këshilloi qytetarët, që të mos ndjekin televizionet dhe portalet, Shqiptare dhe Kosovare, pasi sipas Ramës, krijojnë “ere të rëndë, mërzie dhe pasigurie, pështjellim e përzierje, të ashtuquajturat, burime informimi”.

Mesazhi i plotë

“Miqtë e mi detyra ma kërkon të largohem sot për Londërsamitin e NATOS dhe s’do mund të jenë mes jush sot dhe nesër. Me të mbaruar samiti do të fluturoj për tiranë por me një ndalesë në Romë ku do të jem i ftuar në emisionin Porta a Porta, për situatën.

Do të kërkoj solidaritet nga shtëpia jonë e dytë Italia. Me të mbaruar do të kthehem menjëherë, natën, për të qenë në mbledhjen e mëngjesit dhe seancën e rëndësishme të parlamentit ku do të kalojmë buxhetin e rishikuar për nevojat bazike të krizës humanitare që krijoi tërmeti. Samitin e NATO-s do ta shfrytëzoj për të folur me ju. Ndërkohë asnjë merak këto 24 orë. Në terren do të vazhdojë puna duke u përkujdesur për çdo familje dhe banorë që është në hall.

Vala e tërmetit janë ulur dhe dalja nga kriza psikologjike ka nisur, hotelet do të mirëpresin deri në nevojtarin e fundit të gjithë ata që kanë nevojë për strehim. Të më falin të gjithë ata që nuk janë sistemuar si duhen, ne nuk do rrimë duarkryq pa mbuluar me strehë deri në nevojtarin e fundit. Në një banesë më të mirë se ajo qe kishte para tre ditëve, ju lutem durim.

Sa më pak televizor dhe portale, dhe qenefe dixhitale. Ndjesë për gjuhën por të keqen e qenefit, kur sheh se çfarë ere të rëndë mërzie dhe pasigurie pështjellim e përzierje krijojnë të ashtuquajturat burime informim dhe se sa të pakta janë informimet njerëzore dhe shkencore në panairin mediatik të Shqipërisë për fat të keq edhe të Kosovës. Përqafime të gjithëve dhe kurajë e shpresë. E ndjej shumë fort këtë që Shqipëria do të ngrihet më e fortë nga kjo tragjedi që na rrëzoi të gjithëve pa mëshirë”, tha Rama.

Shtuar më 03/12/2019, ora 12:55

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori