Rama nis të qajë hallet për Zahon akoma pa u rritur: Jam dakord!
Kryeministri Edi Rama ditën e sotme ka qenë sot në familjen Karaj për t’i dhuruar librat dy fëmijëve të tyre Greisit dhe Reit.

Kryeministri Rama ka qënë i shoqëruar nga ministrja e Arsimit Lindita Nikolla dhe drejtoresha e shkollës “Ali Demi” Dorina Kuka Rama.

Gjatë bashkëbisedimit Rama ka nisur të "qajë hallet" e tij për Zahon, djalin e tij të vogël.

Kryeministri Edi Rama u shpreh i shqetësuar nga përdorimi i celularit në shkollë për Zahon.

"Në qoftë se mua shkolla do të më thoshte hiqja celularin Zahos unë do isha njeriu më i kënaqur. Vetëm keq ka, s’ka asgjë pozitive", u shpreh Rama. /albeu.com/

Shtuar më 04/09/2018, ora 13:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori