Kryeministri
Rama paralajmëroi gjatë ditës së djeshme se do të mbyllte të gjitha ato media
online që reklamojnë bastet sportive duke theksuar se janë të paligjshme.
Rama e përsëriti paralajmërimin edhe gjatë ditës së sotme duke thënë se do të mbyllen nga qeveria të gjitha
mediat online që reklamojnë lojërat e fatit.
"Në zbatim të ligjit ekzistues, që ndalon reklamimin e kompanive të basteve dhe që është shkelur nga të gjitha
mediat pa përjashtim, unë i paralajmëroj të gjithë: Brenda 24 orësh të heqin të gjitha
reklamat nga ekranet, nga radiot, nga gazetat, apo nga portalet. AMA duhet të garantojë zbatimin e ligjit përsa i përket ekraneve dhe radiove, ndërsa ne do të mbyllim me forcë çdo faqe
online, që pas 24 orësh do të ketë akoma reklama bastesh në shkelje të ligjit ekzistues të Republikës së Shqipërisë", tha
Rama.
Deri më tani,
reklamat e basteve janë shpërndarë në
mediat pranë qeverisë me urdhër nga zyrat e kryeministrisë duke u bërë një financimi indirekt për mbarëvajtjen e propagandës qeveritare.
Ndërkohë,
mediat që nuk luajnë muzikën e Ramës nuk kanë patur reklama të tilla të cilat shpërndahedhin me porosi nga zyra e propagandës së kryeministrit.
Kështu, mbetet për t'u parë se cilat media
online do të mbyllë
Rama me "shpatën" e tij të ligjit.
Gjasat janë që
reklamat e kumarit të jenë një pretekst për të shuar edhe ato pak zëra që kanë mbetur kundër abuzimit me pushtetin në Shqipëri. /albeu.com/
Shtuar më 10/10/2018,
ora 11:45