Rama nis "fshesën" ndaj LSI-së në hipoteka
Qeveria ka filluar tashmë ndërhyrjen në institucionet që nuk i kanë patur socialistët nën drejtim gjatë katër viteve të shkuara duke lajmëruar riorganizimin e tyre, e cila më thjesht do të thotë se të gjithë punonjësit do të rimerren në shqyrtim nga fillimi.

Lajmi është dhënë nga ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj e cila shpalli edhe fillimin e konkursit në këtë institucion.

"Ky është hapi i parë i reformës në hipoteka. Reforma e cila përfshihet në planin e veprimit 100 ditor të qeverisë për reformimin e shërbimeve publike për titujt e pronësisë dhe do të vijojmë më tej me organizmin e konkurimit për të gjithë personelin e të gjithë zyrave të hipotekave në vend"- tha ajo.

Sipas saj, përmirësimi i këtij shërbimi si dhe zhdukja e çdo rasti korruptiv jane arsyet që i çojnë sot në hapjen e konkursit publik, një praktikë që nuk ka ekzistuar më parë.

"Ftojmë dhe motivojmë të gjithë qytetarët që vlerësojnë se përmbushin kriteret ligjore për këto pozicione të dërgojnë aplikimet e tyre në adresën elektronike dhe postare dhe të bëhen pjesë e kësaj reformë që sapo ka nisur"., - tha ajo.

Rama i kishte cilësuar "llum" më parë hipotekat duke paralajmëruar edhe ndërhyrjen me dorë të fortë aty.

Ndërkohë, pavarësisht se flitet për konkurse dhe procedura të ndershme, ka mjaft prej tyre që hedhin dyshime mbi mënyrën se si do të rekrutohen punonjësit e rinj. /albeu.com/
Shtuar më 10/10/2017, ora 14:49

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori