Rama ngushellon per humbjen e Panajot Panos
Albeu.com
Kreu i PS-së, Edi Rama ka dërguar një mesazh ngushëlimi për ndarjen nga jeta të legjendës së futbollit, Panajot Pano. “Më lejoni, që në këto momente të vështira dhimbjeje për humbjen e njeriut tuaj të dashur, t’ju shpreh ...... ngushëllimet e mia më të sinqerta. Panajot Pano ishte një nga ata njerëz që vinë rrallë në historinë e një vendi dhe me talentin mbresëlënës që shfaqi ndër vite ai ka merituar një vend të pazëvendësueshëm në historinë e sportit shqiptar. Loja e tij, e denjë për ekipet më të mëdha të kohës, u kthye në një burim frymëzimi, hareje e krenarie për të gjithë shqiptarët në një epokë kur arsyet për t’u gëzuar e për t’u ndjerë krenar ishin aq të pakta”, thuhet në mesazhin e Ramës.
Shtuar më 20/01/2010, ora 21:33
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori