Rama ngrin disa leje ndërtimi, ja vendimet e Këshillit Kombëtar të Territorit
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama shpalli ngrirjen e përkohshëm të lejeve te ndërtimit në qytetin e Beratit, Gjirokastrës dhe Krujës, si dhe anulimin e ndërtimit të godinës polifunksionale, në plan për t’u ndërtuar së bashku me Xhaminë e Namazgjasë në Tiranë.

Rama tha se Këshilli ka konfirmuar pjesën e parë të projektit, pra lejimin e ndërtimit të Xhamisë, ndërsa anullon pjesën e dytë të projektit, duke theksuar se nuk do të ndërtohet asgjë përveç objektit të kultit. Nderkaq ai paralajmeroi dhe rishikimin e planit të zgjatjes së Bulevardit të Tiranës në mbledhjet e ardhshme të KKT-së.

“Ngjallimi i Namazgjasë, leja ndërtimore komplekse dhe ndërtimi i ndërtesës 3, 4, 6 apo 3 kate nëntokë, KKT, konfirmon pjesën e parë të kësaj leje ndërkohë që anulon pjesën e dytë të lejes. Pra i hapim rrugë përfundimisht ndërtimit të objektit të kultit, por kemi këputur bishtin godinë me kate që ka shërbyer për të transformuar atë zonë historike të kryeqytetit me një tjetër arsye për të refuzuar këtë mënyrë të të kuptuarit të zhvillimit në kryeqytet. Aty nuk do të dërtohet gjë veç objektit të kultit”, sqaroi Rama.

Pas mbledhjes së Këshillit Kombëtar të Territorit, Rama bëri një ekspoze të të gjithë gjendjes së territorit.

“Territori është një ndër pikat kyçe të zhvillimit tonë strategjik afatgjatë, ndërsa problemet janë të shumëllojshme. Ka ndotje të konsiduerueshme të lumejve, shkarkime kanalizimesh në lumenj dhe pastaj në det apo edhe direkt në det në segmente të rëndësishme turistike, shkurtime të ndjeshme të furnizimit me ujë për shkak humbjesh në rrjet, sipërfaqe tokash të përmbytura, shpyllëzime të jashtëzakonshme tejet përmasave të pranueshme nga zjarret dhe prerjet. Zhvillimi urban kaotik, ndërtimi e shembja e ndërtimeve të paligjshme ka sjellë pasoja pasi është bërë në mënyrë barbare, degradim i zonave të trashëgimisë kultutore, mungesa e plotë e pranisë së institucioneve… Kjo është vetëm një pjesë e panoramës me të cilën përballet sot vendi”, deklaroi Rama.

“Kemi një tërësi problemesh të tjera, kemi edhe zaptimin e vazhdueshëm të pronës si rrjedhojë e pronësisë së papërcaktuar me tokën, që kërcënon të ardhmen dhe kanë vendosur në kushte të vështira qëndrat ekzistuese urbane”, vazhdoi kryeministri, duke shpallur vendimin e parë të rëndësishëm të KKT-së.

“Në Berat, Gjirokastër e Krujë pezullohet çdo leje përkohësisht. Dy qytetet e para janë trashëgimi jo vetëm shqiptare, por edhe botërore. E megjithatë, Gjirokastra figuron sot në listën e kuqe të “UNESCO”-s, së ndërtesave të rrezikuara për shkatërrim, ndërsa kalaja e Krujës gjithashtu rrezikon shkatërrimin e plotë si rrjedhojë e ndërtimeve pranë saj”, bëri të ditur kryeministri.
Shtuar më 08/10/2013, ora 18:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori