Rama ngre zërin përballë policisë: Të shkrihet i gjithë komisariati urgjent!
Kryeministri Edi Rama ka numëruar sukseset e Policisë së Shtetit në mbledhjen që po organizohet në ministrinë e Brendshme.

Por Rama si rrallë herë më parë ka sulmuar ashpër dhe ka paralajmëruar shkrirje të mëdha në Rinas nëse sot aty zbulohet një parcelë Kanabisi.

Nëse sot policia zbulon parcel kanabisiRinas, i gjithë zinxhiri aty duhet të shkarkohet në cast.

Është e pamundur të justifikohet një prani e tillë në një fazë finale operacioni, kur një muaj kanë zgjatur fluturimet sepse partnerët tanë nuk arrinin të bindeshin për luftën ndaj kanabisit.

Ishte një teori që do ta shtyjmë edhe në tetor sepse është një lloj bime tjetër që mund të mbijë”- tha ai. /albeu.com/

Shtuar më 22/10/2017, ora 12:03

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori