Rama "ngacmon" vajzën nga Kamza: Pse të shkëlqejnë sytë… (VIDEO)
Kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim me një grup të rinjsh të qendrës rinore ‘ATA’ në Kamzës.

“Është e gabuar se duke qëndruar larg njerëzve sikur kanë zgjeben, ruan shëndetin tënd. Unë them se sa më shumë njerëz takon aq më shumë politika është mjet.

Ideja që i qëndron larg është gabim, pasi gjithë kjo që tregoni ju lidhet me politikën, qoftë si pasojë e politikës dhe qoftë si nevojë.

Pjesa mbresëlënëse e këtij organizimi është se është shumë i natyrshëm dhe shumë i motivuar nga një energji e brendshme e juaja. Kjo që bëni ju është frymëzuese, por është si një potencial që duhet të rregullohet.

Ajo që duhet menduar dhe që nuk është pa zgjidhje është se si mund të zgjerohet ky proces. Nuk janë lekët që ju sjellin shpresë. Duhen partner që të kuptojnë që të besojnë në këtë gjë që bëni ju. Unë mendoj që për njëmijë e një arsye, një grup si ky juaji nuk e gjen do në një realitet që mund të jetë shumë i pëlqyeshëm. Kjo e bën këtë eksperiencë autentike. Kjo ardhja ime nuk është dhe komplet kot”,- tha Rama.

Po gjatë bisedeës më të rinjtë Rama nuk nguroi të shkëmbente batuta pikante mes vajzat e ATA.

Rama: Për mua nuk flet mirë asnjë njeri. Po çfarë keni dëgjuar ju për mua se di si po flisni… Salla me të rinjtë shpërthen në të qeshura.

E reja: Unë e di që e ke shumë qejf debatin.

Rama: Po më thua që janë të papunë, duhet të vetëpunësohen.

E reja: Nuk ka mundësi..

Rama: Ta them unë ka mundësi… Ju duhet të( më fal se këtë fjalët duhet e kam tmerr), kur ua them të tjerëve…Nuk po e zgjas më shumë se jemi në televizion…

Rama: Ti çfarë mendon se të shkëlqejnë sytë, çfarë ke në kokë që të bëjnë që të shkëlqejnë sytë? i drejtohet nje tjeter vajze aty..

E reja: Po mendoja për shfaqjen..

Rama: A ndaj po të shkëlqejnë sytë se po ëndërroje… Kamza, Kamza… /albeu.com/

Shtuar më 19/04/2017, ora 17:08

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori