Rama “ngacmon” ministren Harito: Shembull për kolesterolin… (VIDEO)
Kryeministri Edi Rama mëngjesin e sotëm ka takuar një grup të rinjsh të cilët kanë krijuar kompaninë “Innovation Hub”.

Por si gjithmonë Rama nuk harron të shkëmbejë batuta, duke çliruar situatën dhe ndihmuar të rinjtë të ambientohen e të flasin lirshëm në praninë e kryeministrit.

Ndërsa fliste njëra prej vajzave që kishte ndërmarrë një projekt të veçantë për ushqyerjen, Rama ndërhyn dhe i thotë : “Mund ta përdoresh veten për reklama se je për t’u marrë shembull për kolesterolin. Shih ministres (Qesh dhe drejtohet nga ministrja Milena Harito)”.

Ndër të tjera ai tha se këta të rinj shërbejnë si model për brezat e rinj.

“Ky lloj organizimi është krijuar shumë vonë, si shumë gjëra që mund të ishin filluar kohë më para.

Ju jeni shembulli fantastik për t’ju treguar të tjerëve që ‘nëse do bota është e jotja’. Nuk ka nevojë për babin e njohur, partinë, ryshfet…”, -pohoi Rama./albeu.com/

Shtuar më 13/04/2017, ora 10:13

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori