Rama “ngacmon” kryebashkiakut Sejdini: Qazimo mos u bëj xheloz
Gjatë inaugurimit të impiantit të përpunimit të mbetjeve dhe prodhimit të energjisë nga qyteti i Elbasanit, ndërsa po fliste që do të ndërtonte impiantin edhe në Tiranë edhe në Fier, Rama ka shkëmbyer batuta dhe me kryebashkiakun e Elbasanit Qazim Sejdini ku i ka thënë:

“Jo këtë Qazim mos ki merak se jemi kujdesur që edhe ngjyrat të dallohen midis Elbasanit, Fierit dhe Tiranës se e di se duke ndenjur me mua je bërë edhe ti merakli i ngjyrave dhe je xheloz për ngjyrat e Elbasanit”.

Nga ana tjetër kryeministri Edi Rama ka ironizuar sërish edhe çadrën e opozitës në Bulevard.

“Dallimi mes nesh dhe atyre që sot janë në çadër dhe janë në kushte e një sere që nuk riciklon është se për ata plehrat janë sëmundje, ndërsa për ne këta janë një burim ekonomie dhe zhvillimi” u shpreh Rama./Albeu.com/

Shtuar më 18/04/2017, ora 18:33

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori