Rama guxon: Na jepni vendin e Britanisë në BE
Në konferencën e donatorëve, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama krahas falënderimeve dhe lutjeve për ndihmë, Rama risolli në vëmendje edhe largimin e Anglisë nga BE.

Rama tha se do ishte krenar nëse Shqipëria do të zëvendësonteBruksel vendin e flamurit të Mbretërisë së Bashkuar, por nga ana tjetër theksoi se nuk po u kërkonte vendit të votonin ‘pro’.

“Ju lutemi, ju lutemi na ndihmoni, ndërsa ne mundohemi të rimëkëmbemi.

Ju patët vetë tërmetin tuaj me BREXIT dhe unë që vija nga një vend i vogël dhe që kërkojmë të hyjmë në BE, isha shumë i trishtë të shihja që Mbretëria e Bashkuar largohej prej saj.

Sa krenar do doja që flamuri i Shqipërisë të zëvendësonte atë të Mbretërisë së Bashkuar këtu në Bruksel, por nuk do t’jua thosha bëjeni.

Unë ndjehem kaq mirë të zbulonim në momentet tona tragjike që nuk ishim vetëm, sepse kishim kaq shumë miq të shkëlqyer, që vinin nga qielli, deti toka rajoni, kontinenti e përtej”, tha Rama.
Shtuar më 17/02/2020, ora 15:13

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori