Rama nga Fieri: Basha hoqi djalin e Fahriut për t'ia ngulur thikën Babales
Kryeministri Edi Rama sot është ndalur në Fier me nismën “Deputeti që Duam”, nga ku u shpreh se partia që ai drejton është e hapur dhe për këtë ta sjellë këtë shembull bëri një krahasim.

“Nëse nuk do të ishim të hapur si parti, unë nuk do të isha këtu ku jam sot, edhe as Petro Koçi. Që të dy kemi të njëjtën moshë dhe me histori në këtë parti, pavarësisht se na ka rënë çatia”, deklaroi Rama.

Sipas tij, nuk mund të krahasohet PS me PD për sa i përket procesit të përzgjedhjes së kandidatëve për deputetë. “Luli fshihet pas Komitetit, duke bërë një garë përzgjedhësve e për çfarë për të hequr çunin e Fahriut. E më pas fshihet pas atij Komitetit për t’i ngulur thikën Babales”, tha Rama duke nënkuptuar largimin e ish-deputetit të PD-së, Ervin Salianji që edhe pse ishte më i votuari në Korçë, Komisioni i drejtuar nga Nishani dhe Ruli e eliminuan.

Deklarata e Ramës

Sot këtu në këtë shesh janë shumë ata të cilët i përkasin një gjenerate më të re. Sepse dyert kanë qenë të hapura për ta në këtë zonë politike të PS ku PS që në ditën e parë të krijimit të saj ka qenë pikë e fortë graviteti për qytetarët që duan të shohin një vend më të mirë dhe Shqipëri më të mirë. Kemi nevojë të harmonizojmë energjitë.


Kemi parasysh gra dhe burra që kanë forcë, pasion dhe ide të reja për ne, njerëz që vijnë nga rruga e suksesit të tyre në atë drejtim që kanë zgjedhur që nga ata që kanë zgjedhur të shërbejnë në administratën shtetërore si mësues si mësuese, si mjek, infermiere, punonjës socialë por edhe ata që kanë punuar tokën duke rritur prodhimin dhe kanë ndërtuar sipërmarrjet e tyre të sukseshme dhe deri te ata që janë në emigracion dhe e shohin Shqipërinë si stacionin ku duan të kthehen dhe me vëmendjen dhe dëshirën që ajo të bëhet më e mirë çdo ditë. Nuk është një proces që fillon dhe mbaron me skuadrën por që shtrihet përtej kësaj.

Kemi eksperienca pozitive me vajza dhe djem që janë përfshirë në qeverisjen vendore dhe këshillat bashkiak të qarkut. Nuk është një proces që na detyroi dikush ta bëjmë apo për të thënë se jemi të hapur dhe të prirur ta ripërtërijmë gjakun në këtë organizëm të madh politik por sepse kjo është tradita jonë. Ne nuk fshihemi pas asnjë komiteti që e katandisën për të vrarë djalin e Fahriut. Dhe pastaj Luli thotë që unë fshihem pas komitetit të ekspertëve.

Unë e mirëkuptoj pasi ai ndërton komitete për t’u fshehur edhe përdor një ish-presidenti për të nxjerrë patllaken dhe për asgjësuar kandidaturën e djalit të Fahriut. Përdor një ish-ministër për t’i ngulur thikën Babales. Ne nuk jemi në një botë me ta por në një botë tjetër që është bota e shifrave reale. Shikoni se çfarë ndodh sot, diçka që nuk ndodh askund.
Shtuar më 13/11/2020, ora 15:55

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori