Rama: Nesër në orën 09:30 të gjithë deputetët të jenë ulur në Kuvend
Më pak se 24 orë larg seancës plenare dhe protestës së opozitës përpara parlamentit, kryeministri Edi Rama i ka dhënë një porosi deputetëve dhe ministrave të kabinetit qeverisës.

Gjatë mbledhjes së grupit të PS-së këtë të hënë, Rama ka kërkuar që të gjithë socialistët të paraqiten në parlament gjysëm ore më para se seanca plenare të fillojë. Për të shmangur çdo lloj përplasje mes tyre dhe protestuesve, Rama u ka kërkuar deputetëve që të jenë të ulurKuvend në orën 9:30 minuta.

Dita e nesërme pritet që të jetë një seancë me interes, ku do të votohen deputetët e rinj të opozitës, konkretisht 4 kandidatë në listat e LSI-së të cilët morën vendimin që të mos e dorëzojnë mundësinë e tyre për t’u bërë deputetë.


Shtuar më 04/03/2019, ora 12:33

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori