Qeveria do të përfshijë
nesër edhe Lezhën në perimetrin e statusit të veçantë të Gjendjes së
Jashtëzakonshme nga Emergjenca Natyrore.
Lajmin e dha vetë kryeministri teksa pa nga afër dëmet në pallate e banesa.
“Kjo që na ka rënë në kurriz nuk është as shaka, as film, as sfidë e zakonshme e këtij shteti me
trup ende të paformuar sa duhet!
Kjo është sprovë që tundi tokën shqiptare dhe na këputi në shpirt e në
trup! Prandaj gishtin kokës të gjithë së bashku dhe o ia dalim bashkë o hajër nuk bëjmë më kurrë!”
Shtuar më 29/11/2019,
ora 20:19