Rama: Neser do te jemi ne Parlament
Albeu.com
Kreu i PS Edi Rama ka deklaruar në mbledhjen me grupin parlamentar të PS-së se deputetët socialist do të futen nesër në Kuvend. Sipas tij kjo do të ndodh në respekt të gjithë miqve që e mbështesin dhe partnerët dhe kështu PS-ja nesër do t'i jap një shans zgjidhjes së krizës."Kemi gati çelsin që hap derën, dhe nesër do t'ia lëmë publikisht zgjidhjen Sali Berishës" theksoi Rama duke theksuar se me mandatin e popullit do të udhëheqin deri në zbardhjen e plotë të zgjedhjeve.

Rama gjithashtu theksoi se Partia Socialiste do të jetë nesër në Parlament jo për t'i dhënë fund luftës së saj për hetim të zgjedhjeve por për të vazhduar betejën e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

Ai shtoi gjithashtu se në më pak se gjashtë muaj refuzimi i PS-së për tu bërë pjesë e një parlamenti fasadë ka nxjerrë në pah krizën e demokracisë në Shqipëri.
"Detyra jonë është ta ushtrojmë vullnetin e shqiptarëve pa bërë asnjë hap prapa", u shpreh Rama duke theksuar se kundërshtari, ka ushqyer temën e pa qenë për djegie mandatesh të deputetëve socialistë. "Pushteti dëshiron shumë që fati i mandateve tona të mbetet në duart e Saliut, Fatosit dhe Ilirit", u shpreh Rama.
Shtuar më 25/02/2010, ora 03:08
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori