Rama: Nëse Serbia njeh Kosovën çlirohet nga barra e rëndë
Edi Rama ka mbajtur një deklaratë për mediat në Tiranë, një ditë pas kthimit nga Beogradi, ku theksoi se vizita e tij në Serbi shërbeu për të shkrirë akujt mes dy shteteve.

Kreu i qeverisë sqaroi se darka me Vuçiç u kërkua nga pala shqiptare për të firmosur marrëveshje me përmbajtje dhe jo vetëm në letër.

“Shkuam në Beograd me dorën e shtrirë të miqësisë edhe pse rruga për tu bërë miq të vërtetë është shumë më e gjatë se ajo që u bë për këto dy ditë. U thye një akullnajë” tha Rama.

Ai ka falenderuar shqiptarët e Kosovës dhe ata që jetojnë në Luginë për pritjen që i kanë bërë dhe tha se shqiptarët do të kenë të drejta të njëllojta sikundër kanë të gjitha etnitë në Ballkan.

Duke folur sërish për Kosovën, Rama deklaroi se sa më shpejt që Serbia ta njohë realitetin dhe të pranojë shtetin e Kosovës, aq më shpejt shteti serb çlirohet nga barra e vet për të parë përpara drejt rrugës evropiane./albeu.com/
Shtuar më 13/11/2014, ora 09:27

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori