Rama në Vlorë: Brenda 4 viteve libri do të zëvendësohet nga tabletat
Edi Rama
Në festën e 1 Qershorit, Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ka zgjedhur të urojë fëmijët shqiptare nga qyteti i Vlorës. Gjatë një vizite në shtëpinë e fëmijës së këtij qyteti, Rama ka shpërndarë disa tableta si dhuratë për fëmijët. Gjatë fjalës së tij kryesocialisti u zotua se brenda 4 viteve të ardhshme shkollat e mesme por edhe 9-vjeçare do të pajisen me tableta duke eliminuar keshtu përdorimin e librave.

"Zotohemi se do të bëjmë shumë për ta për të gjithë fëmijët e Vlorës. Për të gjithë fëmijët që qe kane nevojë për më shumë kushte më më të mira. Ata kanë më shumë nevoje për cerdhe, shkolla e kushte më të mira. Sot ne kemi sjellë disa dhurata për fëmijët e jetimores. Kemi sjelle disa kompjutera të vegjel pasi kanë një të mirë ku femijët mësojnë vetë dhe nuk kanë nevojë për mësues. Tabletat elektronike janë risia që ne duam të sjellim. Brenda 4 viteve të ardhshme shkollat e mesme por edhe 9-vjeçare të pajisen me tableta. Objektivi ynë është zëvendësimi i librave. Une dua që këto 30 tableta të shërbejnë si guri i parë simbolik i katër viteve të ardhshme për fëmijët e Vlorës. Sot në 1 qershor do ti japim këto rableta për fëmijët e kësaj shtëpie. Në vijim do të pajisim të gjithë fëmijët" u shpreh Rama. /albeu.com/

Shtuar më 01/06/2013, ora 11:39

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori