Rama në Twitter: U bëmë 60 mijë, Ciu-Ciu
Edhe pse poltika dhe fushata zgjedhore ka arritur kulmin e saj sërish liderët e partive gjejnë kohë edhe për rrjetet sociale. Menjëherë pas përfundimit të punimeve të sotme të Konventës Kombëtare të PS-së, kreu i saj Edi Rama është parë i lumtur në Twitter, dhe kjo për shkak të numrit të ndjekësve që rritet dita ditës.

Sot profili i tij regjistron 60 mijë ndjekës dhe kjo e gëzon pa masë kryesocialistin.

"Dite e mbare sot, sapo u beme edhe 60 mije ketu ne Twitter! E paimagjinueshme disa kohe me pare...Ciu - Ciu:-))) Faleminderit te gjitheve ju", shkruan kreu i PS-së në profilin e tij. /albeu.com/
Shtuar më 19/05/2013, ora 15:01

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori