Përpos Berishës edhe kryeministri
Rama nuk është ndalur me thumbimet e tij ndaj palës kundërshtare. Ironitë dhe ofezat kanë qënë të pashmangshme edhe sot në Kuvend, ku në fokus janë rikthyer Paloka me Ristanin.
Rama ka thumbuar sërish sot gjatë
fjalimit të tij në Kuvend, deputetët e PD-së Edi Paloka dhe Arben Ristani, te cilet ndërhynin kur ai po fliste. “S’keni faj ju. Do hani përshesh edhe sot. Se për këtë paguheni. A e keni marre garuzhden? Se jeni dy, dhe duhet të ngopeni”, ka thënë
Rama.
Ai ka ironizuar edhe me ish-deputetin socialist Asllan Dogjani, tashmë me PD-në, që gjithashtu ka ndërhyrë gjatë
fjalimit të Ramës.
“Ti duhet të nisesh në Gjermani, je subjekt i ligjit
gjerman Llane.
Edhe për emrin që ke, e merr padyshim. Të bëhesh
gjerman nga shqiptar është shumë më e lehte, se sa të bëhesh anëtar i PD nga PS. Kush e bën atë kapërcim nuk e ndalon asgjë, ndaj në këtë pjesë unë të inkurajoj”, ka thënë
Rama. /albeu.com/
Shtuar më 23/09/2015,
ora 13:19