Rama në sulm: Duan të pengojnë revolucionin
Kryeministri Edi Rama në një takim të të rinjve të PS-së, ka folur në lidhje me situatën e fundit politike në Shqipëri, vetlm 2 oreë pas takimit me Metën dhe Bashën.

Kreu i qeverisë dhe i PS-së, Edi Rama ka hedhur akuza dhe ka sulmuar bashkëbiseduesit e tij, duke i akuzuar si njerëz që duan të pengojnë revolucionin.

Ai është shprehur se është i bindur se me 21 Korrik do të kalojë në parlament reforma në Drejtësi, duke thënë se mjaftojnë 2/3 e votave për tu miratuar kjo reformë, pasi ky është konsensusi sipas Kushtetusës.


“Nuk ndodh gjithnjë që të mund të hapim tiparin e politikës në vigjilje të një revolucioni të mirëfilltë siç është Reforma në Drejtësi. Nuk mundte që një revolucion i vonuar të jetë objekt i një diskutimi kaq të madh përballë një muri shurdh që do të pengojë këtë revolucion transformues për gjeneratën tjetër.

Ky është një rast unikal për të thënë se ja se çfarë mund të bëjë politika, që për fat të keq në Shqipëri është diskredituar.

Politika që është bërë si diçka e keqe të cilës duhet ti rrish larg sepse ndryshe bëhesh pjesë e së keqes. Politika ka lindur që njerëzit së bashku të bëjmë gjëra të pamundura që mund ti bëjnë vetëm. Si mund të bëhet revolucioni në drejtësi pa politikën.

Sot pamja për të kuptuar se politika është një forcë që mund të bëjë shumë mire ose keq është e qartë.

Nga njëra anë është dëshira e popullit për ta parë këtë revolucion nga ana tjetër është pengesa nga një grup njerëzish të cilët po i bien ndesh suksesit të këtij revolucioni.

Kjo është reforma më e rëndësishme dhe padiskutim historike, dhe vetëm pak ditë na ndajnë nga një moment që unë uroj që të jetë momenti i bashkimit dhe ta votojmë të gjithë bashkë, pro mund të jetë dhe momenti dramatik i një ndarjeje të re”, shprehet Rama.
Shtuar më 18/07/2016, ora 19:29
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori