Veliaj: Më mirë të shkërmoqet LSI-ja se sa të digjet Shqipëria!

“Për të gjitha këto arsye më mirë të shkërmoqet LSI se të digjet Shqipëria…”

Pak minuta nga mitingu përmbyllës i fushatës elektorale për Partinë Socialiste në Tiranë, kryebashkiaku i saj, Erion Veliaj ka folur për trazirat e ditëve të fundit, ku dje në Elbasan, pas një incidenti, mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani, e u plagosën katër të tjerë, përfshirë edhe dhëndrin e viktimës.

Në një intervistë për rubrikën “Opinion”, në News 24 Veliaj theksoi, se vota është më e fuqishme se plumbat dhe i bëri thirrje të gjithë qytetarëve që të votojnë Partinë Socialiste, ndërsa shtoi se më mirë do të ishte të shkërmoqet LSI-ja se të digjet Shqipëria.

“Vota është më e fuqishme se plumbat. Të gjithë qytetarët që në vend të patllakes kanë votën, duhet të jetë era Evropë në Tiranë për të votuar PS.

Sepse ne jemi më të mirët në vend. Sali Berisha këtë vit mbush moshën e Enver Hoxhës.

Për të gjitha këto arsye më mirë të shkërmoqet LSI se të digjet Shqipëria, ti japim një dorë Edit, që ai të zhvillojë Tiranën tonë”, u shpreh Veliaj.

Kjo deklaratë e Veliaj është në radhë pas deklaratave të kryeministrit Rama i cili ka sulmuar më së shumti Presidentin Meta dhe i ka bërë ftesë Bashës për bashkëpunim. /albeu.com/