Rama: Ne proteste per grabitjen e shqiptareve
Albeu.com
Kryetari i Partise Socialiste Edi Rama deklaroi se me protesten qe do te organizohet te shtunen ne Tirane dhe qe do te shtrihet ne te gjitha rruget e Shqiperise, do te shprehet kerkesa e shqiptareve, vota e te cileve nuk eshte lexuar drejt ne 28 qershor.
Pas nje takimi me krere te partive te vogla te majta dhe te djathta, Rama theksoi se vendimi per te mos hyre ne parlament perfaqeson shumicen e shqiptareve qe jane grabitur diten e zgjedhjeve.

"Une uroj qe ky pushtet, i cili qendron ne kembe fale manipulimit, korrupsionit elektoral te mos zgjedhe arsyen e forces, por te zgjedhe forcen e arsyes", u shpreh Rama.

Ne takim ishin te pranishem kreu PBDNJ-se, Vangjel Dule, kreu i PSD, Skender Gjinushi, ai i PDK-se, Nard Ndoka, lideri i Partise Demokracia Sociale, Paskal Milo, te larguarit e Levizjes Socialiste per Integrim, Ndre Legisi e Mustafa Muci, si dhe Erjon Veliaj, drejtuesi i G99.Po ashtu edhe perfaqesuesi i partive te vogla te djathta, Spartak Ngjela u shpreh se bojkoti parlamentar eshte rruga e duhur ne raste te tilla. (tch)
Shtuar më 08/10/2009, ora 21:14
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori