”Jemi katër komunitete”, Kinolli: Sonte vendosim nëse do të jemi pjesë e Qeverisë së re

Grupi Parlamentar 6+ sonte do të vendosë përfundimisht nëse do të jetë pjesë e Qeverisë së re.

Deputeti nga Grupi Parlamentar 6+ Albert Kinolli, ka thënë për Telegrafin se sonte do të takohen përfaqësuesit e katër komuniteteve.

“Jemi katër komunitete, ne ende nuk kemi diskutu nëse do të jem pjesë e Qeverisë së re, prandaj në orët e mbrëmjes dalim me qëndrim unik”, tha Kinolli.

Kinolli tha se nuk kanë biseduar për kushte, pasi që ende nuk e dinë a duan të jenë pjesë e Qeverisë.

Ndryshe, LDK ka njoftuar se gjatë këtyre ditëve do të finalizojë koalicionet me partitë që do të formojë Qeverinë, me AAK, AKR, Nismën Socialdemokrate dhe minoritet joshumicë në Kuvend.

LDK ka vendosur që kandidat për kryeministër të jetë Avdullah Hoti.


Shtuar 29.04.2020 10:32