Rama në PE, Svoboda: Vizitën tjetër ju presim si kryeministër
Me ftesë të grupit socialist dhe demokrat, kreu i Partisë Socialiste zhvilloi një takim në Parlamentin Evropian. Gjatë takimit Rama bëri një rezyme të shkurtër të programit të PS-së. Një pikë e rëndësishme e programit për një Rilindje Shqiptare, sipas Ramës ishte ribashkimi me Europën si dhe një proces që duhet dhe do të nisë në bashkëpunim me miqtë dhe partnerët, për ndërtimin e standarteve evropiane në Shqipëri.


Rama shprehu angazhimin për marrjen e statusit dhe fillimi i bisedimeve për anëtarësimin e Shqipërisë brenda vitit të parë të mandatit të para qeverisjes. Në emër të grupit socialist dhe demokrat në PE presidenti i këtij grupimi Hanes Svoboda uroi kryetarin socialist Edi Rama për fitoren e zgjedhjeve, duke iu drejtuar Ramës, "në vizitën tjetër ju presim si kryeministër". /albeu.com/
Shtuar më 15/05/2013, ora 15:19

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori