Rama në PE: Gati të fitojmë kohën e humbur
Qeveria e re e do të bëjë gjithçka për të plotësuar sa më shpejt atë cka mungon për të pasur Shqipërinë si anëtare me te drejta të plota në familjen e madhe evropiane. Ky ka qenë zotimi që kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka dhëna para eurodeputetëve të Parlamentit Evropian.

“Zero probleme me fqinjët”, do jetë fokusi i politikës së Jashtëm, theksoi Rama nga Brukseli.

“Besoj se populli shqiptar ka votuar për ne, si rezultat jo vetëm i zëvendësimit të një kryeministri me tjetrin, por ishte një nevojë për të ndryshuar vendin. Dhe ky është rezultati që na bën të përulur në një mënyrë që na bën të gjithëve shumë të ndërgjegjshëm për faktin se jemi në një pozitë të tillë, se jemi këta që jemi për ata cka nevojë dhe mendon populli se duhet të jemi ne për të. Është përgjegjësi e madhe dhe ne jemi të gatshëm për të punuar dhe për të përmbushur atë që populli shqiptar ka kërkuar më 23 qershor. Në vitin 1992 shqiptarët votuan për një ndryshim të madh, më 23 qershor ishte kërkesa e dytë për ndryshim që garantoi rotacion paqësor, dhe tregoi një mesazh të qartë se është demokracia që nevojitet ne jetën e secilit. Ju siguroj se gjithçka kemi bërë dhe parlamenti ka bërë shumë për Shqipërinë, nuk do jetë e kotë por do jetë burim frymëzimi dhe në të njëjtën kohë do jetë një arsye me tepër për ne për të plotësuar sa më shpejt atë cka mungon për të pasur Shqipërinë si anëtarë me te drejta të plota në familjen evropiane”, siguroi kryeministri Rama.

Më tej Rama u shpreh se Shqipëria gjatë këtyre viteve ka pasur progres, dhe nuk ka dyshim që ambicia është më e madhe se progresi i bërë deri tani.


“Shqipëria ka qenë vend i pandikuar nga ndryshimi i shtetit, por në të njëjtën kohë, është dëmtuar kohët e fundit nga ethet nacionaliste. Politika e jashtme do jetë koncepti: zero probleme me fqinjët. Nuk ka ndryshim që Shqipëria gjatë këtyre viteve ka pasur progres, dhe nuk ka dyshim që ambicia është më e madhe se progresi i bërë deri tani. Kjo ambicie do na çojë drejt së ardhmes duke mësuar leksionet e mira, nga ato që kanë qenë pozitive dhe negative”, tha Rama i cili u ndal dhe tek zhvillimet Kosovë-Serbi duke vlerësuar se marrëveshja do të shmangë konfliktet.
Shtuar më 16/09/2013, ora 18:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori