Rama në mitingun përmbyllës të PS: Jazëk u qoftë prindërve demokratë nëse…(VIDEO)
Kryeministri
Rama ishte sot në sheshin “Nënë Tereza” ku mbajti fjalimin përmbyllës të fushatës në Tiranë.
Rama vlerësoi reformat e qeverisë së tij, duke u ndalur më shumë te reforma në Arsim. Rama tha se ata që janë kundër reformës në arsim, kanë humbur pushtetin.

Rama madje shkoi deri te mallkimet, kur tha se nëse prindërit demokratë vendosin punën e Bashës para të ardhmes së fëmijëve të tyre, jazëk u qoftë. Kujtojme se edhe ne fushaten e vitit 2015 per zgjedhjet lokale pati te tille diskurs te kryeministrit.

Nëse prindërit demokratë, vendosin përparësi gjetjen e një punë për Lulin sesa të ardhmen e fëmijëve të tyre, jazëk u qoftë”, tha Rama. “Thirrini pak memories suaj. Dhe që i kanë ndjekur fushatat nga viti 1992. Cfarë ju kujtohet nga cdo fushatë.

Ju kujtohet se të gjitha partitë, në cdo fushatë për qeverinë, për bashkinë vijnë përpara jush dhe thonë: Kush e kush më shumë do t’i cojë taksat në tokë dhe shpenzimet në hava. Si ka mundësi që kjo recete nuk funksionoi kurrë. Si ka mundësi që e përsërisi të njëjtën recetë. Është ajo mundësi që ne socialistët e dimë dhe nuk mund ta neglizhojmë.

Nuk ka ulje taksash dhe zhvillimersh. Ata që janë kundër reformës në arsim, ka humbur pushtetin mbi shpirtrat e të rinjve. Ata nuk munden dot t’i sundojnë shpirtrat e të rinjve duke u dhënë kopjen provimeve.

Dhe sot asnjë djalë politikani as një vajzë biznesmeni, nuk e parakalon dot vjazën e një fermeri në dajt nëse i kanë pikët njësoj. I keni dëgjuar kur thonë do ta përmbysim reformën në arsim, sepse është një reformë që favorizon privatët. I thonë partitë që mbanin në këmbë llamarinat”, tha Rama. /albeu.com/
Shtuar më 22/06/2017, ora 21:24

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori