Rama: Në mars votojmë ndryshimet kushtetuese
Kryeministri Edi Rama dhe Sekretari i Amerikan i Shtetit kanë nisur konferencën e përbashkët për mediat. Gjatë fjalës së tij në këtë konferencë të përbashkët kryeministri Rama i uroi mirëseardhjen sekretarit amerikan, dhe deklaroi se brenda Marsit, Parlamenti do të votojë ndryshimet Kushtetuese në Parlament, çka do të thotë se reforma në drejtësi dhe Byroja do të jenë miratuar deri muajin tjetër.

"Kjo vizitë e Sekretarit të Shtetit, John Kerry e nis më së miri celebrimin e 25 vjetorit të rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve.

Ky fakt e bën të dyfishtë gëzimin tim për praninë e Kerry-t sot. Ne shqiptarët me SHBA-të kemi marrëdhënie të ngushta, të cilat në prill të vitit të kaluar njohëm një nivel të ri të thellimit të bashkëpunimit tonë me firmosjen e paktit të partneritetit strategjik.

Ne ndajmë mendimin me Kerry-n se zhvillimi i mëtejshëm i partneritetit strategjik do të ngrejë më shumë nivelin e Sigurisë në Rajon dhe Shqiptarët janë faktor kyç brenda tij.

Lidhja jonë speciale me SHBA-të na jep besueshmëri në promovomin e paqes, rritjen e sigurisë dhe konsolidimit të demokracisë në këtë cep të Europës.

Shqiptarët u janë mirënjohës SHBA-ve, se pa to as Shqipëria dhe as shqiptarët s’do të ishin sot më të respektuar se kurrë më parë.

Po ashtu pa mbështetjen, dhe këshillat e çmuar të SHBA-ve sdo kishte bo shqipëria kaq shumë progres për reformat.

Ishte kënaqësi dhe krenari që sot ta informoja Kerry-n për rezultatet e reformave, në luftën kundër krimit, rritjen ekonomike dhe goditjen e informalitetit.

Diskutuam për reformën në Drejtësi. U jemi mirënjohës SHBA-ve për ndihmën e paçmuar që kanë dhënë për reformën në Drejtësi dhe punën e palodhur të ekspertëve amerikanë në këtë reformën.

Jemi besimplotë se marsi të jetë muaji ku në Kuvend të votohen paketat e ndryshime kushtetuese. Si miq partnerë dhe aletë të ngushtë kemi punuar dhe do të punojmë në Nato dhe OKB dhe organizata të tjera", u shpreh Rama në fjalën e tij. /albeu.com/
Shtuar më 14/02/2016, ora 11:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori