Rama në Lezhë: Qyteti po rilind
Pëlqej
Kryeministri Edi Rama inspektoi sot punimet që po bëhen për rehabilitimin e dy anëve të lumit që përshkon këtë qytet, i kthyer në vengrumbullim plehrash. Duke postuar një foto nga punimet, kreu i qeverisë është shprehur tashmë qyteti verior po rilind.

"Lumi i Lezhës ku derdheshin plehrat e rriteshin ferrat që i kishin zënë fytyrën e frymën, qytetit verior, që po rilind." tha Rama, i cili shoqërohej nga kryebashkiaku Viktor Tushaj. Më tej Rama garantoi se qeveria do të mbajë zotimin për transformimin e këtij qyteti.

Punimet për përfundimin e këtij projekti do të nisin nga sheshi në krah të Memorialit të Skënderbeut e deri tek lidhja me lumin e Lezhës. /albeu.com/
Shtuar më 30/09/2014, ora 13:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori