Agjenti i Lautaros: Ai nuk do të largohet nga Interi

I ftuar në emisionin “Como te va?”, Alejandro Camano, agjenti i Lautaro Martinez, konfirmoi vullnetin e lojtarit për të vazhduar tek Interi.

“Ndonjëherë shtypi publikon lajme për largimin e tij nga Interi dhe mua kjo gjë nuk më pëlqen fare pasi nuk është e vërtetë. Ai dëshiron vetëm Interin dhe Interi atë. Të dyja palët kanë plane së bashku dhe janë të lumtur.

Interi nuk po mendon që të sakrifikojë Lautaron pasi ai është në planet e tyre për projektin e së ardhmes. Ai është i lumtur dhe i dashuruar me ngjyrat zikaltër”, është shprehur agjenti i sulmuesit argjentinas./h.ll/albeu.com


Shtuar 3.05.2022 22:07