Rama në Korçë: Berisha i ktheu kurrizin fshatit
Në vijim të takimeve elektorale, kreu i PS-së u ndal mesditën e sotme në zonën e Vreshtasit në Qarkun e Korçës, ku organizoi një kënd fjale. Gjatë bashkëbisedimit me të pranishmit Rama theksoi se vota e 23 qershorit është vota që përcakton rrugën e vendit tonë drejt rrënimit apo drejt rilindjes së vendit.


“Juve tani iu ka mbetur vecse të qeshni me gjithë këto halle, por e vërteta është se gjithë këto halle kanë një emërues të përbashkët. I bien në kokë popullit kur nuk ka shtet. Njerëzit nuk i mbijetojnë dot në fshat probleme të tokës nëse shteti i kthen kurrizin. Kjo është një tallje e përditshme se vijon mjafton të hapësh televizionin dhe të dëgjosh gjyshin me antiplumb ku thotë përralla. Në vendet arabe të vjen zor si shqiptar ku shikon mbi shkretëtirë ku s’ka pikë uji, puse nafte dhe parcela të gjelbërta me zarzavate që i kultivojnë në shkretëtirë. Ne ecim mbi ujë në vendin e dytë me të pasur të Evropës, në na mbyt uji që në shiun e parë. Kjo është një gjendje që i takon mesjetës”, tha Rama.

Duke dëgjuar ankesat e banorëve, Rama iu bashkua shqetësimit të tyre për mundësinë e kthimit të kënetave në tokat e zonës. /albeu.com/
Shtuar më 04/06/2013, ora 16:37

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori