Rama në Jalë: LRI-ja, gjeneratori i LSI-së
Pëlqej
Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Luan Rama, duke folur gjatë një aktiviteti të organizuar në kampin veror të LRI-së në bregdetin e Jalës, ka vlerësuar modelin pozitiv që ka krijuar ky forum politik në shoqërinë shqiptare.

Në përshëndetjen e tij para qindra të rinjve që marrin pjesë në këtë aktivitet të përvitshëm, z. Rama ka vlerësuar punën e bërë nga të rinjtë në këtë kamping dhe mënyrën e organizimit.

Z. Rama u shpreh se Lëvizja Rinore për Integrim nuk është thjesht një sfond i vëmendjes politike dhe publike, por është në qendër të vëmendjes.

Sipas z. Rama, LRI-ja është gjeneratori rreth së cilës pastaj ridimensionon gjithë vlerën dhe gjithë aktivitetin e vet edhe vetë Lëvizja Socialiste për Integrim.

“LRI-ja ka meritën që nuk është sfond, nuk është periferi e vëmendjes politike dhe publike, por LRI-ja është në qendër të vëmendjes, është gjeneratori rreth së cilës pastaj ridimensionon gjithë vlerën dhe gjithë aktivitetin e vet edhe vetë LSI-ja. LRI-ja me modelin që ka krijuar përbën në fakt një precedent pozitiv për të gjithë shoqërinë shqiptare”, deklaroi Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së.

Gjithashtu, z. Rama duke iu drejtuar të rinjve tha se LRI-ja është modeli i anti-konformizmit dhe se secili duhet ta shprehë dhe ta mbrojë mendimin e vet pavarësisht se kjo mund të mos i pëlqejë dikujt. /albeu.com/
Shtuar më 29/08/2014, ora 15:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori