Rama në ‘Huffington Post’: Ja pse Papa erdhi në Shqipëri
Pëlqej
Kryeministri Edi Rama ka shkruar një editorial me titull “Në ballë të luftës, Papa Françesku jep një mesazh vital të unitetit dhe shpresës”, i botuar sot në prestigjozen “The Huffington Post”.

Duke sjellë në vemendje 2 arsyet e kësaj vizite: zgjedhjen e Shqipërisë jo pa qëllim si një nga vendet më të varfëra të Europës dhe rëndësinë e bashkëjetesës fetare mes një shumice muslimane dhe një pakice të krishterë, kreu i qeverisë thekson se ky ishte edhe mesazhi për mbarë botën nga Ati i Shenjtë.

Rama ka konfirmuar, gjithashtu, edhe angazhimin e plotë të Shqipërisë në koalicionin ndërkombëtar kundër Shtetit Islamik, duke dënuar ashpër barbaritë e xhihadistëve në emër të fesë.

Kjo vizitë, shkruan në editorial Rama, ishte domethënëse edhe për faktin se vendi ynë si pjesë e Ballkanit ka vuajtur nga pasojat e luftrave dhe urrejtjes për dekada të tëra.

Ndërsa, e ka konsideruar këtë vizitë si mjaft inkurajuese për perspektivën europiane të të gjithë rajonit tonë.
Shtuar më 26/09/2014, ora 09:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori