Rama ne Greqi, takohet me kreret e PASOK-ut
Albeu.com
Kryetari i PS-së Edi Rama ka nisur sot një vizitë 4 ditore në Greqi. Në vizitën e tij në shtetin grek kreu i PS-së Rama është shoqëruar edhe nga sekretari për çështjet ligjore dhe koordinimin zoti Fatmir Xhafaj, si edhe nga deputeti Taulant Balla.
Shefi i selisë rozë ka takuar sot sekretarin e përgjithshëm të Pasok dhe Drejtorin e Përgjithshëm të partisë që sot qeverisë vendin. Gjatë këtij takimi, Rama falënderoi krerët e Pasok për mbështetjen që i kanë dhënë Partisë Socialiste por edhe kauzës së shqiptarëve për integrimin europian dhe liberalizimin e vizave. Nga ana tjetër, kryetari Rama e cilësoi si një hap historik të drejtën e votës që për herë të parë qeveria e Papandreut ua siguron edhe emigrantëve shqiptarë të pajisur me leje qëndrimi greke.

Nga ana e tyre, drejtuesit e lartë të Pasok shprehën mbështetjen e tyre për partinë socialiste shqiptare dhe uruan qe kriza politike dhe institucionale në Shqipëri do të mund të zgjidhet së shpejti përmes dialogut që ka në themel transparencën.

Vizita e kryetarit Rama në Greqi është spostuar sot në ishullin grek të Poros, me ftesë të posaçme të kryeministrit grek Papandreu, për të marrë pjesë në një takim të ngushtë mes drejtuesve të majtë europianë, takim ku marrin pjesë veç kryeministrit Papandreu edhe nën presidentja e Komisionit Europian baronesha Katherine Ashton.
Shtuar më 13/07/2010, ora 03:04
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori