Rama në gjendje jo të mirë shëndetësore?! Kryeministri reagoi por cilat janë pikëpyetjet
Edi Rama mungoi sot në një aktivitet të PS-së së Tiranës, ku në mëngjes u njoftua se kryeministri do të ishte i pranishëm. Burimet flasin për probleme shëndetësore të kreut të qeverisë, i cili së fundmi ka munguar në disa ngjarje të njoftuar.

Vetë Rama e argumentoi mungesën duke thënë se kishte pasur një mbledhje pune për një ligj special kundër KCK-së. Teksa Elisa Spiropali po kërkonte një mandat të tretë kryeministror për të, Edi Rama nuk doli përpara strutkurave të PS-së për qarkun Tiranë.

Prej ditës, simpatizantët ishin njoftuar për takim me kryeministërin, sic tregohet nga ky poster, e po ashtu, në orën 9 të mëngjesit të kësaj të shtune, edhe media, u njoftua për aktivitet më praninë e Edi Ramës.

Por…ai nuk erdhi. Burime pranë kryeministrit flasin për probleme shëndetësore të Edi Ramës, të cilat së fundmi e kanë kushtëzuar nga disa vepritari publike të parashikuara.

Erjon Veliaj që mori timonin e partisë në mungesë të Ramës, tha se kryeministri ishte duke i ndjekur. Por Edi Rama njofton se nuk ka qenë përpara tv duke pritur përshëndetjen e militantëve, por duke punuar.

“Kur dal përditë pse del përditë pse del përditë, kur s’dal ca ditë çfarë ka që s’del përditë, historia e vjetër hip se të vrava zbrit se të vrava. Sot e kam nisur ditën me grupin e punës për Ligjin Special kundër krimit të organizuar+masat kundër KÇK që po finalizohen në letër”.

Ky reagim ngre disa pikëpyetje:
-A nuk e dinte zyra e shtypit e PS-së që Rama kishte takim për KCK-në në mëngjes që njoftoi se kryeministri do të vinte tek takimi i partisë?

-Kush është në grupin e punës së kryeministrit për ligjin kundër gjyqtarve e prokurorëve abuzivë, kur të gjithë deputetët socialistë të ligjeve ishin në takimin e partisë?

Ky nuk hera e parë që Rama mungon në një aktivitet publik.

Ai nuk e takoi presidentit maqedonas Pendarovski, dhe zyra e këtij të fundit njoftoi se Rama e anuloi për arsye shëndetësore. Po ashtu, Rama nuk mori pjesë të hënën në interpelancën parlamentare për Alvin Berishën, dhe pse Gramoz Ruçi e kishte vendosur në rend dite.

Një lloj me sot në strukturat e Tiranës, të mërkurën Rama mungoi dhe në takimin me strukturat e qarkut Elbasan./abcnews.al
Shtuar më 09/11/2019, ora 16:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori