Rama në Forumin Ekonomik Botëror në Kinë
Pëlqej
Kryeministri Edi Rama merr pjesë sot në punimet e Forumit Ekonomik Botëror që mbahet në Tianjin. Kreu i qeverisë shqiptare së bashku me një delegacion të gjerë, ku përfshihen ministri i Zhvillimit Ekonomik, Arben Ahmetaj dhe ai Energjitikës, Damian Gjiknuri, po zhvillon një vizitë disaditore në Kinë.

“Stacioni i ri i trenave të shpejte të gjeneratës së fundit – Tianjin, ku mbahen punimet e Forumit Ekonomik Botëror”, shprehet Rama në Twitter.

Rama pritet të drejtojë të mërkurën sesionin interaktiv “Suksesi i një Ekonomie të Re Krijuese” në Forumin Ekonomik Botëror që mbahet në Tianjin të Kinës Lindore. Në këtë forum do të jenë 1.900 pjesëmarrës nga 90 vende të ndryshme të botës. /albeu.com/
Shtuar më 09/09/2014, ora 16:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori