Rama në Elbasan: Do mbajmë premtimin për "rilindjen" e qytetit
Pëlqej
Kryeministri Edi Rama garantoi sot elbasanasit se qeveria do të investojë në qytetin e tyre sa nuk është bërë në 20 vjet bashkë për këtë qytet. Duke folur mbi zbatimin e programit kombëtar ‘Rilindja e Qyteteve’, kreu i qeverisë u shpreh se Elbasani ka vuajtur për investime në infrastrukture.

"Jemi zotuar këtu dhe në shumë qendra urbane. Në Elbasan jemi zotuar se do bëjmë në Elbasan sa nuk është bërë në 20 vjet bashkë. Ne do investojmë përsëri në Elbasan. Sot vetëm krijimi i qendrës së gravitetit që do shkojë deri në rrugicën e fundit të qytetit. Stadiumi, nuk bëhet fjalë vetëm për ndeshje por dhe zhvillim ekonomik. Investimet shtrihen përtej bashkisë së sotme të Elbasanit. Kemi kaluar në një fazë ku investimet po bëhen me standarde dhe po insistojmë të jenë me standarde. Janë 8 kantiere në Elbasan dhe kryetari i bashkisë premton se do mbyllen brenda këtij viti. Kemi hapur një rrugë të mbarë për të rilindur qytetin e Elbasanin. Përveç rrugëve stadiumin ndriçimit gjelbërimit Elbasani do ketë më shumë zhvillim të biznesit të vogël e të mesëm." tha Rama.

Me tej kryeministri u shpreh se investimet janë vlerë e shtuar në një zinxhir vlerash. /albeu.com/
Shtuar më 02/09/2014, ora 13:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori