Rama në Durrës: Vangjushi mundi Olldashin jo më Gridën apo Salianjin
Rama në takimin elektoral të Durrësit bëri disa komente për akuzat që e lidhin Vangjush Dakon me vjedhjen e votave, ashtu sikurse në fakt doli nga publikimet e përgjimeve nga “Bild”. Sips Ramës, Dako ka fituar bashkinë, kur ka pasur përballë pushtetin e Berishës dhe ekipin më të mirë të tij, duke filluar nga Sokol Olldashi dhe Jozefina Topalli.

“Ju falënderoj për këtë mbështetje. Durrësi i ndryshuar është realitet falë Vangjush Dakos. Vangjushi e nisi drejtimin e Bashkisë me një grusht votash, falë punës, fitoi në mënyrë bindëse, kurse më pas fitoi në mënyrë triumfuese. Ajo që sot duhet thënë shumë qartë është se kush përpiqet të shkelë baltë mbi Vangjushin nuk do që qytetarët të kujtojnë diçka. Në Durrës Vangjushi ka fituar kur në pushtet ishte Saliu me të gjithë skuadrën më të mirë që ka pasur PD në historinë e saj dhe me të gjithë mekanizmat e pushtetit, që ju e dini si përdoreshin në kohën e Saliu, e nga të akuzuar janë kthyer në akuzues” – tha Rama.

Sipas Ramës, “Dako fitoi Durrësin kur ishte Saliu, ishte Jozefina dhe Sokol Olldashi, u dashka të blej vota me Gridën e Salianjin. E thënë ndryshe këtu në Durrës, të kesh mundur Sokol Olldashin, një nga figurat më të spikatura, një orator dhe njeri i njohur për forcën e larmishme në fushata elektorale, kur partia e tyre ka qenë në pushtet, po blehen sot. Ajo që mbetet janë veprat. Durrësi do ta kujtoj me gjithmonë e me shumë respekt periudhën kur Dako e drejtonte bashkinë, falë gjurmëve që janë në këtë qytet”.
Shtuar më 24/06/2019, ora 20:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori