Kreu i partisë Socialiste Edi
Rama ka udhëtuar të hënën drejt Divjakës ku është takuar me disa fermerë të këtij qyteti. Në bashkëbisedimin që ata kanë pasur me Ramën, i kanë shprehur atij shqetësimet në lidhje me problemet që ata hasin cdo ditë.
“Kemi problem me ujin, kanalizime nuk ka dhe pompa e hidrovorit nuk punon. Duke pasur lumenj afer dhe mos e marresh dot ujin eshte tmerr. Pas dhjetë vjetesh, nese
toka do vazhdoje me keto puse as gjysmen e
prodhimit nuk do japin", thonë fermerët.
Ndërsa
Rama shprehu vizionin e PS-së sesi do të zgjidhen shqetësimet me të cilat ndeshet fermeri shqiptar.
“Janë tre shtylla. E para ujitja dhe kullimi dhe ketu do te bejme nje
investim masiv qe ta rimekembim gjithë sistemin, e dyta kostoja qe eshte e pamundur sot qe nje sere me nje
investim kaq te rendesishem ku vetem
toka ka kushtuar 210 milionë leke te mbillen lakra. Kjo eshte shembelltyra e falimentimit jo per fajin tuaj, por per faj te shtetit qe e ka braktisur fshatin. Pra ulja e kostos se
prodhimit duke ju mbeshtetur per naften dhe inputet dhe e per makinerinë bujqesore. E treta eshte garantimi i nxjerrjes se produkteve ne treg”, tha
Rama. /albeu.com/
Shtuar më 22/10/2012,
ora 17:05