Rama në Dibër, deputetja demokrate i rëndit “hallet” kryeminstrit
Ditën e sotme kryeministri Edi Rama do të zhvillojë një vizitë në Dibër, Burrel dhe Klos, ndërkohë që deputetja e qarkut të Dibrës Dhurata Cupi Tyli ka një mesazh për kryeministrin.

Më anë të një statusi në Facebook, deputetja e akuzon Ramën se nuk ka bërë asgjë për Dibrën,duke i listuar të gjitha problemet pa zgjidhje për të cilat duhet të japë llogari.


STATUSI I PLOTË I DEPUTETES

Sot më në fund Kryeministri thonë që shkon , në qarkun Dibër.
E kam bindje që èshtë i detyruar për shkak se ka vajtur në qarqet e tjera por jo se ka pikën e dëshirës.

Pa dyshim do tentojë tju thotë Dibranëve qè kemi bërè mrekulli për Ju.

Varet nga këndvështrimi në fakt.

Zoti Kryeministër ,

Thuaju Dibranëve që varfëria është ulur këmbëkryq nè Dibër.
Thuaju qè të rinjtë djemë, kanë emigruar, e të rejat vajza qëndrojnë në shtëpi apo detyrohen të martohen fare të reja.
Thuaju se nuk kemi bërë asgjë për ju.

Thuajuni që ju gënjyem në 2013 por më shumë në shtatorin e kaluar.

Thuaju që zonjave tuaja nuk ju sigurova shërbimin jetik se nuk ju solla gjinekolog në spital.

Asnji qendër shendetesore ne asnji komune nuk jua ndërtova dot .
Bulevardin nuk jua kemi bëre akoma. Qendrën e Dibres akoma. Ndryshe do vija me shpejt ti inauguronim, po ashtu ishte nji punë.

Shkollat , cerdhet , rrugët , planifikimin e territorit nuk jua bëmë dot , se ndryshe do ti bëja lajme në media, patjetër.
Për bujqësinë nuk bëmë asgjê.

Për tregtimin e qershive apo mollëve të Dibrës nuk ju ndihmova dot edhe pse ju mora votat dhe ju premtova.

Kompensimin e lopëve të ngordhura nga dermatoza nuk jua bëra dot.
Thuaju që lekët nga buxheti i shtetit kanë dal por rruga e gjatë dhe e vështirë edhe për shkak se Rrugën e Arbrit nuk jua bëra dot , dhe këto shërbime akoma nuk kanë mbërritur dot.

Thuaju , po , e bukur dhe panoramike ishte Ulza shume, por rruga e veshtiresonte udhëtimin.

Thuaju se ju lashë në kètë gjendje pasi nuk munda të ngop klientët pranë pushtetit.

Folu dhe për vetingun që shpètoi të parin e listës së Dibrës nga hetimi. Po po vetingu i ka të gjitha fajet.

E për të gjitha këto të lutem mos ju kërko votë te paktën.
Sepse Dibrançe do kuptoni që cdo pushteti i vjen fundi… /albeu.com/


Shtuar më 16/05/2017, ora 10:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori