Raiola i gjen Milanit zëvendësuesin e Ibrahimovic, kushton 25 milion euro

Drejtuesit e Milanit janë vënë në kërkim të një sulmuesi, pasi Ibrahimovic nuk premton për gjatë, ndoshta fundi i sezonit do jëtë edhe fundit për te Milani.

Siç raporton Calciomercato.com, agjenti i Ibrahimovic, Mino Raiola ia ka gjetur Milanit pasuesin e suedezit. Bëhet fjalë për sulmuesin e ri të PSV Donyell Malen.

21-vjeçari ka shënuar 17-gola këtë sezon me PSV-në dhe ka marrë ftesë nga përfaqësuesja e Holandës.

Malen mund ti bashkohet Milanit për shifrën e 25-miliona eurove. Mbetet ta shohim nëse Ibrahimovic do të largohet nga San Siro në fund të sezonit.


Shtuar 5.02.2020 07:30