Rama në Bruksel, takim me Fylen
Pëlqej
Kryetari i PS-së, Edi Rama
Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama do të zhvillojë sot një vizitë pune në Bruksel ku pritet të takohet me komisionerin evropian për zgjerimin dhe fqinjësinë e mirë Stefan Fule.

Mësohet se Rama do ta informojë më nga afër zyrtarin ndërkombëtar në lidhje me zhvillimet më të fundit politike në Shqipëri dhe me ofertën që është hartuar nga Partia Socialiste me qëllim zgjidhjen e krizës politike ku ndodhet vendi që prej më shumë se një viti.

Socialistët presin që të aktivizojnë Fulen i cili përmes presionit në rritje ndaj qeverisë të bëjë që kryeministri Sali Berisha të pranojë hetimin e materialeve zgjedhore pa prekur fletët e votimit.
Shtuar më 19/11/2010, ora 13:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori