Rama në Beograd, SHBA: Lajm i mirë
Ambasada amerikane në Beograd ka përshëndetur gatishmërinë e kryeministrit shqiptar Edi Rama dhe kryeministrit serb, Aleksandër Vuçiç për tu takuar dhe për ti zgjidhur çështjet përmes dialogut.

"Ne mirëpresim deklaratën e përbashkët të kryeministrave Aleksandër Vuçiç dhe Edi Rama për ruajtjen e stabilitetit në rajon", tha atasheu për shtypin në Ambasadën Amerikane Stiven Stark, transmeton Tanjug.

Stark ka shtuar se SHBA përshëndet edhe shtyrjen e vizitës së dy kryeministrave dhe politikën dialoguese mes liderëve të dy shteteve./albeu.com/

Shtuar më 22/10/2014, ora 11:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori