Rama në Beirut me gjeneralin e lartë: Po kthehemi në atdhe me fëmijët
Kreu i qeverisë Edi Rama është takuar në Beirut me gjeneralin Abass. Rama thotë se e ka falenderuar për ndihmën për shpëtimin e 4 fëmijëve të cilët janë nisur drejt Aeroportit të Rinasit si dhe për të konfirmuar vijimin e operacionit për kthimin e atyre që kanë mbetur ende atje.

Beirut – Me Gjeneralin Abass përpara kthimit në atdhe bashkë me fëmijët, për ta falenderuar për ndihmën e tij të paçmueshme, si edhe për të konfirmuar sy më sy vijimin e operacionit për kthimin e fëmijëve të tjerë”, shkruan Rama.

Në takim kreu i qeverisë shqiptare shoqërohet edhe nga ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj.
Shtuar më 27/10/2020, ora 11:14

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori