Rama në Amerikë, zbulohet çfarë është diskutuar në mbledhjen e PS
Ditën e sotme po zhvillohet mbledhja me përfaqësuesit e rajonit të mesëm e cila po zhvillohet në mungesë të kryeministrit Edi Rama që ndodhet ende në Amerikë.

Kjo mbledhje po drejtohet nga kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla dhe janë thirrur drejtuesit e qarqeve të këtij rajoni.

Burimet nga kjo mbledhje bëjnë me dije se është diskutuar për zgjedhjet e reja në parti, ndërsa mësohet gjithashtu se pjesë e diskutimeve ka qenë edhe reformimiiI administratës shtetërore.

Mbledhja është zhvilluar në selinë qëndrore të Partisë Socialiste në Tiranë.
Shtuar më 30/09/2019, ora 16:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori