Rama: Ne 9 maj te gjithe ne bulevard
Albeu.com
Kryetari i PS-së Edi Rama i ka bërë thirrje qytetarëve që ditën e Europës në 9 maj në orën 10:00 të mblidhen në bulevard për të dëshmuar se socialistët janë pro Europës. Sipas tij qytetarët duhet të mblidhen në bulevardin ...... "Dëshmorët e kombit" për t'i thënë ndal pushtetit i cili e mban Shqipërinë të izoluar nga Europa.
"Të mblidhemi në 9 maj këtu në bulevard për Europën dhe për të drejtat themelore të demokracisë" theksoi Rama.
Ndërkohë Rama i bëri sërish thirrje Berishës të tregojë ligjin i cili pengon hapjen e kutive duke theksuar se nuk ka asnjë kushtetutë që pengon transparencën e zgjedhjeve. Sipas tij transparencën e mban peng pushteti siç mban peng edhe të ardhmen e vendit. Ai gjithashtu theksoi se transparenca e zgjedhjeve është e drejtë kushtetuese dhe prandaj zhvillohet edhe greva e socialistëve.
Gjithashtu kreu i opozitës Rama i bëri sërish thirrje kryeministrit Berisha të hapë kutitë e votimit duke mos pritur sipas tij ta thyejë opozitës por duhet të ngutet që të mos përkthyet vetë.
Kreu i opozitës Edi Rama theksoi gjithashtu se shqiptarët po vuajnë çdo ditë e më tepër nga keqqeverisja dhe familjet shqiptare po vuajnë krizën ekonomike.
Shtuar më 05/05/2010, ora 22:36
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori