Rama: Në 300 ditë, Albpetrol kaloi nga kthetrat e korrupsionit në duart e shtetit
Në gjashtë muajt e parë të këtij viti në arkën e shtetit kanë shkuar 11 milion USD më shumë nga
Albpetrol. Kryeministri Edi
Rama shprehet se në 300 ditëshin e qeverisë së tij,
Albpetrol kaloi nga kthetrat e
korrupsionit në
duart e shtetit.
"Në 300 ditë
Albpetrol kaloi nga kthetrat e
korrupsionit në
duart e shtetit. - Një shifër krahasuese ndër më rrënqethëset (1.12 miliard lekë ose 11 milion USD më shumë të ardhura nga
Albpetrol, për 6 muajt e parë 2014, 63% më shumë se 2013) tregon se ç'është bërë me pasurinë kombëtare të këtij vendi nga ata që deri dje e rrënuan Shqipërinë dhe si gjithçka, edhe Albpetrolin." shkruan
Rama ne profilin e tij në Facebook.
Sipas kreut të qeverisë zotimi për rilindjen e shtetit si kujdestar i pasurisë kombëtare është një zotim i mbajtur, edhe pse ky është vetëm fillimi.
Shtuar më 10/07/2014,
ora 15:59