Rama: Në 21 shtator, ekranet e të gjithë botës në sheshin "Nënë Tereza"
Pëlqej
Në datën 21 shtator, vëmëndja e gjithë botës do të jetë mbi ne, ndërsa kreu i Vatikanit do të vizitojë Shqipërinë. Në këtë ditë të shënuar, vendi ynë do të jetë në fokusin e të gjithë mediave ndërkombëtare, të cilat do të vendosen në Pallatin e Kongreseve, duke e kthyer atë në një qendër të madhe mediatike.

Po kështu është shprehur edhe kryeministri Edi Rama, i cili nëpërmjet një statusi të publikuar në "Facebook", ka cituar se ekranet e të gjithë botës do të fokusohen në Sheshin "Nënë Tereza".

Sipas Ramës, në këtë shesh, në 21 shtator do të jenë prezent 1200 gazetarë të huaj. "Sheshi ku të dielën do fokusohen ekranet e mbarë botës e ku do jenë prezent 1200 gazetarë të huaj", shkruan Rama në "Facebook". /albeu.com/

Shtuar më 18/09/2014, ora 09:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori