Rama ndez dritën jeshile për kandidimin e Nanos
Albeu.com
I rezervuar para mediave, kryetari socialist Edi Rama nuk ka dhënë detaje të mjaftueshme rreth tryezës, por mësohet se gjatë takimit ai u ka bërë të ditur aleatëve të tij kriteret e nevojshme për shpalljen e kandidaturave.Tryeza e kryetarëve të partive të majta për çështjen e presidentit, i ka hapur rrugë për kandidim ish kryeministrit Fatos Nano. I rezervuar para mediave, kryetari socialist Edi Rama nuk ka dhënë detaje të mjaftueshme rreth tryezës, por mësohet se gjatë takimit ai u ka bërë të ditur aleatëve të tij kriteret e nevojshme për shpalljen e kandidaturave.

Sipas zotit Rama, PS do të paraqesë një listë me emrat e të gjithë ish funksionarëve të lartë të saj duke përfshirë këtu ish presidentë, ish kryeministra, ish kryetarë kuvendi etj. Lista e mundshme e menduar nga zoti Rama përbëhet nga ish presidenti Rexhep Mejdani, ish kryeministri Nano, ish kryeministrat Bashkim Fino e Ylli Bufi, ish kryetarët e kuvendit Servet Pëllumbi, Kastriot Islami, Namik Dokle etj. Emri që duket më i mundur në këtë listë është zyrtarizimi i kandidaturës së zotit Nano. start
Shtuar më 02/07/2007, ora 14:56
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori