Rama naftëtarëve të Ballshit: Caktoni përfaqësinë dhe nesër do të jem vetë aty!
Në ditën e 25 të grevës së urisë, gratë naftëtare u shprehën se janë të gatshme që të dialogojnë me kryeministrin Edi Rama, dhe nëse kauza e tyre merr zgjidhje dhe ato do ti japin fund grevës.

Rama ka deklaruar se ky është një lajm shumë mirë dhe ka kërkuar nga gratë naftëtare që të përcaktojnë përfaqësinë e tyre dhe që nesër ai do të jetë aty.

“Lajm shumë i mirë mbyllja e grevës në Ballsh! Më vjen keq për kaq shumë ditë mundim të panevojshëm, përderisa jo vetëm kemi qenë plotësisht të ndjeshëm ndaj hallit tuaj, po edhe të gatshëm ta qajmë hallin së bashku! Tani caktoni përfaqësinë dhe nesër do të jem vetë aty me ju.”- shkruan Rama.

Megjithatë naftëtaret janë shprehur se nëse kërkesat e tyre nuk plotësohen ato do të vijojnë grevën sërish.
Shtuar më 08/11/2020, ora 11:19

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori